Vizioni
Të sjellim produktet shqiptare, të përpunuara dhe paketuara në origjinë, te konsumatorët dhe bizneset në mbarë botën.
Një biznes familjar i transformuar në partner të integruar të industrisë ushqimore.
Historia e Relikaj nisi në vitin 1992, kur z. Likaj, duke u mbështetur në përvojën e tij në bujqësi, filloi grumbullimin e bimëve aromatike dhe erëzave vendase në një magazinë të vogël në Koplik. Me një ekip të vogël, produktet fillimisht përpunoheshin tërësisht me dorë, duke përdorur sita të thjeshta. Përkushtimi i tij hapi shumë shpejt rrugën drejt tregjeve ndërkombëtare, me eksportet e para në vitin 1995. Investimet e vazhdueshme në staf, ambiente dhe teknologji përshpejtuan zhvillimin e kompanisë, veçanërisht nga viti 2016 e në vazhdim.
Sot, Relikaj ofron një zgjidhje të integruar nga fillimi deri në produktin përfundimtar: mbështetje për kultivimin, sigurimin e lëndës së parë, përpunimin, kontrollin e cilësisë dhe paketimin.

Të sjellim produktet shqiptare, të përpunuara dhe paketuara në origjinë, te konsumatorët dhe bizneset në mbarë botën.
Profesionistët me përvojë në bujqësi punojnë me të rinj të talentuar për t’u shërbyer klientëve dhe përmirësuar çdo proces.
Ambjentet moderne mbështesin grumbullimin, përpunimin, magazinimin, trajnimin, analizat laboratorike dhe paketimin final.

Fabrika jonë ndodhet në një pozicion strategjik, vetëm 5 km nga zonat tona të kultivimit, 25 km nga kufiri me Malin e Zi, 11 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe 115 km nga Porti i Durrësit.Kjo vendndodhje siguron akses efikas në rrugët kryesore të transportit, duke mundësuar logjistikë më të shpejtë, eksporte të besueshme dhe furnizim të shpejtë e fleksibël për klientët ndërkombëtarë.
Bashkëpuno me ne